8.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

15 pyetjet më interesante të takimit të parë

Ka disa pyetje të cilat e largojnë tensionin e situatës dhe kanë tendencë të zbutin marrëdhënien formale apo atë lloj ngërçi që ndonjëherë vështirë të shuhet.

Janë ulur – mund t’i shohësh dhe të kuptosh që janë në takimin e parë prej 10 miljesh larg. Një vajzë dhe një djalë përballë njëri-tjetrit në një tryezë në qendër të qytetit. Duken gjatë gjithë kohës nervozë, kjo i bën ata të kuptohen shpejt që janë në takimin e parë.

Si e dimë këtë? Të gjitha shenjat dhe lëvizjet janë të dukshme. Janë të pastër, të rregullt, me stil, por të kontraktuar. Ekziston mes tyre një formalitet i ngurtë – edhe në mënyrën se si rrinë ulur. Kontrollojnë ambientin rreth e rrotull, menunë, vendosjen në tryezë dhe vetëm pak, herë pas here, kontakt me sy.

Është një përshkrim i thjeshtë që u ndodh të gjithë atyre që janë në takimin e parë. Çfarë duhet bërë? Ka disa pyetje të cilat e largojnë tensionin e situatës dhe kanë tendencë të zbutin marrëdhënien formale apo atë lloj ngërçi që ndonjëherë vështirë të shuhet.

Provo këto:

Kush ka pasur më shumë ndikim në jetën tënde?

Cilat janë gjërat që të bëjnë të qeshësh me zë të lartë?

Cili është vendi që preferon të vizitosh në botë?

Kush është miku yt më i mirë? Çfarë pëlqen më shumë tek ai/ajo?

Filmi më i preferuar i të gjitha kohëve? Pse?

Cili është qëllimi më i madh që do të arrish në jetë?

Si të pëlqen ta kalosh fundjavën?

Të pëlqejnë kafshët shtëpiake, ke në shtëpi?

Ku ka jetuar familja jote, ç’motra, vëllezër ke?

Si ke qenë si fëmijë?

Cila është ajo gjë për të cilën nuk do të doje kurrë të të pyesnin?

Ke një nofkë me të cilën të thërrasin të afërmit? Ka ndonjë histori?

Cili ka qenë mësuesi i preferuar në shkollën e mesme, pse të pëlqente?

Çfarë ëndërron më shumë të bësh në jetë?

Çfarë urren më shumë në një lidhje? (Më thuaj që unë ta shmang!)

Më Shumë

Hamza në Rahovec: Ne jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, ekonomisë dhe zhvillimit të Kosovës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim të madh edhe me qytetarët e Rahovecit. Hamza ka thënë se vreshtarët, verëtarët dhe...

Në rastin “Kobra”, babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Babai i viktimës Visar Cengut, Behar Cengu gjatë shqyrtimit gjyqësor që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka thënë se arma nuk...

Lajmet e Fundit