Projektohet rikthimi i Ronaldos në Real Madrid

Ardhja e trajnerit gjerman Ralf Rangnick në pankinën e Manchester United ka ndryshuar situatën e portugezit Cristiano Ronaldo dhe kjo mund të çojë në një ndryshim të ri të ambientit për sulmuesin veteran, i cili edhe pak muaj mbush 37 vjeç.

Në Angli tashmë po spekulohet për një rikthim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në Real Madrid në merkaton e ardhshme dimërore.

Portali “Football Insider” raporton se profili i Cristiano Ronaldos nuk përshtatet me lojën me presion të lartë që Rangnick synon të realizojë te Manchester United dhe për këtë arsye emri i portugezit është lidhur edhe një herë me skuadrën madrilene, siç ndodhi verën e kaluar.

Sipas këtyre informacioneve, “Los Blancos” po ndjek nga afër situatën e sulmuesit dhe mund të bëjë hapin e parë në rastin e gjetjes së një boshllëku në situatën e portugezit.

Alternativa tjetër është se janë vetë drejtuesit e Manchester Unitedit që po inkurajojnë një operacion të kësaj shkalle me kërkesë të Rangnick, ndonëse trajneri gjerman ka zgjedhur portugezin si titullar në dy ndeshjet e Premierligës që ka drejtuar deri tani, pas debutimit kundër Crystal Palace.

Cristiano Ronaldo ishte vendimtar këtë të shtunë ndaj Norwichit duke e fituar dhe shënuar penalltinë që i dha fitoren skuadrës së tij.

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit