7.6 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Prizren: Kontejnerët e gjelbër për një qytet më të mirë

EC Ma Ndryshe të hënën ka realizuar performansën publike ”Kontejnerët e gjelbër”, e cila bën thirrje për më shumë pastërti dhe kujdes në hapësirat publike.

Në kuadër të kësaj performanse në pikat e caktuara të qendrës së qytetit janë vendosur tetë kontejnerë të estetizuar. Ky intervenim artistik i realizuar nga artistja Fitore Isufi – Koja, synon rikrijimin e hapësirave publike të qytetit përmes artit publik, duke i shndërruar ato në vende atraktive për komunitetin.

Kontejnerët në këtë rast, sipas artistes, janë transformuar në koshe gjelbërimi, të cilat provojnë ta provokojnë qytetarin në aspektin estetik, për të qenë të kujdesshëm ndaj ambientit, për të kultivuar shijen ndaj të bukurës e natyrës, por edhe janë dëshmitare të veprimeve të papërgjegjshme përkatësisht të hedhjes së mbeturinave kudo, duke anashkaluar përgjegjësinë kolektive.

“Kontejnerët e gjelbër” është një tjetër shtytje për veprim komunitar në Prizren dhe për mbrojtjen e qytetit përmes aktivizmit kulturor.

Më Shumë

Dyshohet për keqpërdorim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Prizren, një person pëson lëndime

Një rast i dyshuar i keqpërdorimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare është raportuar në Prizren, ku një person ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit. Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv ata janë dërguar...

Lajmet e Fundit