22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Promovohet dorëshkrimi i Abdullah Thaçit

Në Prizren, përmes një aktiviteti kulturor është shënuar “Dita e Bibliotekës” nga Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit.Pjesë e këtij aktiviteti që u organizua në shtëpinë e kulturës “ Xhemajli Berisha”, ishin krijues letrarë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme . bashkëpunëtorë dhe lexues të Bibliotekës Ndërkomunale.

Me këtë rast, drejtoresha e këtij institucioni, Sahadete Sadikaj-Kukaj, tha se gjatë këtij viti që po e lëm pas , Biblioteka e Prizrenit ka realizuar një mori aktivitetesh duke i tejkaluar të gjitha parashikimet tona theksoi ajo, ndërsa sot me rastin e shënimit të “ Ditës së Bibliotekës” po promovojmë dorëshkrimin e parë pas vdekjes së bashkëpunëtorit tonë të çmuar, poetit Abdullah Thaçi, me titull “ Kalaja e Fjalës”, si dhe promovimin e botimit të librit “ Yllësia e vargut”, me përmbledhje të poezive të 85 krijuesve nga të gjitha trojet shqiptare, tha drejtoresha Sadikaj-Kukaj. Profesori Musa Bushrani, në mungesë të recensentit të librit “ Kalaja e fjalës”, shkrimtarit Xhevat Syla, ka lexuar kumtesën e tij për dorëshkrimet e fundit të botuara nga i ndjeri, Abdullah Thaçi.

Shkrimtari Syla shkruan se “Kalaja e fjalës”, është i pari libër që botohet nga trashëgimia poetike e pabotuar e Abdullah Thaçit, edhe pse shumica e vjershave janë botuar më parë. Edhe në këto poezi, të cilat për shkak të variacioneve kuptimore dhe të thellësisë mendimore i cilësuam poezi për fëmijë dhe të rinj, poeti Abdullah Thaçi është ai që në vazhdimësi e përparon shprehjen e tij poetike, duke na befasuar me meditime e depërtime të reja. Ai sjell risi edhe në planin tematik e motivor. Mendja e tij depërton edhe aty ku nuk ta merr mendja, ka shkruar shkrimtari Syla.

Në emër të familjes Thaçi, organizatorët e kësaj ngjarje i ka falënderuar e bija e poetit të ndjerë, Alida. Në kuadër të aktiviteteve të sotme në hollin e shtëpisë së kulturës ka qenë e hapur edhe ekspozita e titujve të rinj të librave , që këtë vit janë siguruar nga Biblioteka e Prizrenit. Në fund janë ndarë mirënjohje nga organizatorët për lexuesit e vitit të Bibliotekës si dhe janë nderuar bashkëpunëtorët e saj. Për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe një program i pasur artistik…./tv prizreni/

Më Shumë

Isni Kilaj arrin në Kosovë pasi u lirua nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u lirua në Kosovë sot, më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të...

Rikthehet Superliga: Ballkani kërkon fitoren për t’iu afruar titullit, Drita e Llapi presin ‘gabimin’ e suharekasve

Sot do të rikthehet Superliga, ku do të zhvillohet java e 34-të. Lideri Ballkani do të ketë punë në shtëpi me skuadrën që tashmë është...

Lajmet e Fundit