10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Qetësohet situata nga vërshimet në Malishevë

Situata nga vërshimet, është duke u qetësuar dhe niveli i ujit ka rënë dukshëm, por pasojat e vërshimeve janë të mëdha, pasi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, si në objekte banimi, ashtu në biznese, në bujqësi dhe fusha tjera. Aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme, por me vështirësi dhe duhet ende kujdes i shtuar gjatë vozitjes, sidomos në rrugën Malishevë-Duhël.

Sipas drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të prekurit nga vërshimet janë duke u marrë me sanimin e dëmeve, përkatësisht pastrimin e objekteve të banimit dhe objekteve biznesore, të cilat kanë pësuar gjatë vërshimeve.

Organet përgjegjëse komunale, bënë thirrje, që të mos përdoret uji për pije, pa u bërë analizat e ujit, pasi nga vërshimet janë ndotur puset e ujit dhe këshillohet që edhe në rastet ku nuk duket që uji është i turbullt, së paku të vlohet uji, pasra se të përdoret për pije.

Komuna e Malishevës, ka formuar edhe ekipet për incizimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Përveç qytetit të Malishevës, të prekur nga vërshimet ka qenë të gjitha fshatrat që shtrihen përgjatë lumit Mirusha, ndërsa ka pasur dëme edhe në vendbanime tjera. Më së keqi, duket të ketë pësuar familja e B.Bytyçit nga fshati Shkozë, pasi i është rrëzuar një pjesë e shtëpisë ku jetonte. Pas daljes në vendin e ngjarjes në Shkozë, vërehet, në afërsi të shtëpisë është gërmuar thellë, ndërsa gjatë reshjeve të djeshme, ka rrëshqitur dheu nën shtëpi dhe si rezultat, është shembur një pjesë e shtëpisë, për fatin e mirë, në momentin e shembjes, familja ka qenë në një dhomë tjetër dhe kanë shpëtuar nga më e keqja.

Përndryshe, përveç këtij aksidenti, depërtim të ujit në shtëpi ka pasur në disa raste, dhe këto familja janë strehuar në objekte ndihmëse të shtëpive të tyre, ose tek të afërmit.

Vendbanimet më të prekura kanë qenë, Temeqina, Bellanica, Banja, Malisheva, Mirusha, Lubizhda, Turjaka, që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha.

Edhe pse ka rënë niveli i ujit, ekipet emergjente, vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie.

Pas përfundimit, të vlerësimit të dëmeve, pritet të bëhet publik edhe vlera e dëmeve të shkaktuara.

Përndryshe, gjatë ditës së sotme, shumicën e rasteve, ku kanë pësuar dëme, i kanë vizituar organet komunale, të prira nga kryetari Ragip Begaj dhe drejtuesi te e drejtorive përgjegjëse në këto situata emergjente.

Më Shumë

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll

Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante. Kampioni në fuqi...

Robin Krasniqi i çeliktë ndaj Jorge Silvas

Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit portugez Jorge Silva, në kategorinë gjysmë të rëndë. Krasniqi triumfoi ndaj Silvas, me vendim të gjyqtarëve. Ai ishte më...

Lajmet e Fundit