7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Opozita në Prizren: Me 9 janar të gjithë në protestë

Përfaqësuesit e Opozitës në Prizren, kanë ftuar qytetaët që në mënyrë masive të marrin pjesën në protestën e 9 janarit.

Zyrtari i LVV-së, Artan Abrashi, tha se koalicioni PDK-LDK nuk ka të drejtë të qeverisë me vendin.

“Duke pasur parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese për jo kushtetutshmëri të Asociacionit të Komunave Serbe, vendim ky që i dha të drejtë kundërshtimeve disamujore të opozitës, konstatojmë se koalicioni qeverisës më nuk ka të drejt morale, politike, por edhe ligjore që të qeveris me vendin , prandaj për këtë arsye ftojmë qytetarët që të përkrahin protestën e opozitës me 9 janar në Prishtinë”, tha Abrashi.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha , njëkohësisht edhe kryetar i BD-së , tha se edhe prizrenasit duhet të mbështesin protestën e opozitës.

“ Kjo qeveri për “ Zajednicën” po e kthen Serbinë në Kosovë, duke e defunksionalizuar shtetin tonë dhe rrezikuar të ardhmen e fëmijëve tanë”.
Edhe përfaqësuesi i AAK-së, Naim Çelaj , iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kauzës së opozitës për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë, të cilat po e rrezikojnë sovranitetin e shtetit.

Ftesë për përkrahje të protestës së paraljmëruar paqësore të opozitës, prizrenasve bëri edhe kryetari i degës së Nismës , Sinan Alija. Përfaqësuesit e këtyre partive njoftuan se nisja e organizuar nga Prizreni drejt Prishtinës, do të bëhet me autobusë në ora 11 nga Stacioni i Autobusëve në Prizren/TV Prizreni/ .

Më Shumë

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. “Temperaturat minimale...

Vdes tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva

Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian Gashi. I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës. 30-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm...

Lajmet e Fundit