13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Limaj: Me të 9’tin hajdeni me neve, e në zgjedhje votoni kë të doni

Lideri i Nisma-s, Fatmir Limaj në emisionin Rrokum Roll ka thënë se aktgjykimi i Kushtetueses për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet të respektohet, dhe sipas tij në respektim të vendimit hyn edhe marrja e përgjegjësive nga ata që e shkelen Kushtetutën.

Limaj i kujtoi deklaratat e qeveritarëve të cilët thanë se nëse është antikushtetuese marrëveshja atëherë ata do të japin llogari ligjore e kombëtare.

“Këta njerëz duhet të japin llogarinë që e kanë thënë e se kanë dhënë”, tha ai.

“Ka pasur rrezik të ndodhë përmbysja e rendit politik e kushtetues, që në gjuhën popullore i bie ristrukturim i shtetit dhe ishte krijuar një shtet i ndërmjetëm me kompetenca ekzekutive”, dha si përmbledhje të dëmeve, Limaj që kishte mundur ti shkaktonte marrëveshja e Asociacionit në qoftë se do të implementohej pa shkuar në Kushtetuese.

Sipas tij, qeveritarët po mundohet të gjejnë një mënyrë, që kjo marrëveshje të implementohet, e siç tha ai kjo është rrezik.

“E objektivi i 9 janarit është që ta bëjmë të qartë se ata duhet të japin llogari”, tha Limaj për protestën e 9 janarit.

“Është trishtuese, të ndjellë frikë kush po e udhëheq Kosovën”, tha Limaj.

“Qytetarët e Kosovës dinë të lexojnë, se aty thotë se kjo marrëveshje nuk është në frymën Kushtetuese, shqip është”, tha Limaj për shkrimin e djeshëm të zv/kryeministrit Thaçi, madje ai shtoi se “ata janë verbuar për pushtet. Mundet të jetohet pa pushtet, por pa shtet jo”.

“Gjema një vend në Evropë që populli lejon të vazhdojë ti qeverisë, ata që e kanë shkelë Kushtetutën”, tha ai.

“Pas këtij vendimi s’ka rrugë tjetër, vetëm zgjedhje ka. Ata që e shkelën Kushtetutën e kanë një shenjë me shku edhe një herë te populli”, dha vlerësimin e tij Limaj.

Ndër të tjera Limaj tha se nëse populli lejon me u drejtuar nga këta që shkelën Kushtetutën, atëherë mos të ankohen për shëndetësi e krim të organizuar.

“Pozita e vendit tonë në procesin e negociatave, dobësohet e rrënohet nëse përfaqësohemi nga ekipi i njëjtë”.

“Nuk asnjë dilemë, dhe a e din pse, se kam besim në ardhmen e vendit tim”, u përgjigj Limaj në pyetjen se a beson qe ka me pas zgjedhje ne 2016’n.

“Nëse Qeveria refuzon me dhanë llogari, në refuzojmë me na qeverisë”, përsëriti Limaj.

“Kjo proteste duhet me qene proteste e qytetareve ne mbrojte te interesit te vendit dhe Kushtetueses, dhe me dhanë llogari ata qe duhet. Le te bashkohen për të 9’tin e ne zgjedhje le te ja japin votën kuj te dëshirojnë, veç po i bëjmë thirrje me u bë bashke ne mbrojtje te Kushtetueses, nuk domethënë qe jeni me opozitën”, ishte thirrja e Limajt për protestën e 9 janarit.

Më Shumë

O Zot që fatet tona në dorë i mban!

Poezi nga Ndoc Gjetja O Zot që fatet tona në dorë i mban! Na ruaj nga shëndeti trashaman, na ruaj nga orekset e Sanço Pançës, na ruaj nga...

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës...

Lajmet e Fundit