16.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

VV në Zhur: Ejani të rrëzojmë Qeverinë

Vetëvendosje! në Prizren ka mbajtur takim edhe me banorët e fshatit Zhur. Të pranishmëve para tyre folën Arbër Rexhaj, Jeton Jagxhiu, Muharrem Elezkurtaj dhe Xhelal Zveçla, drejtor i Drejtorisë së Inspektorateve në Prishtinë.

Arbër Rexhaj tha se ‘Zajednica’ përpos që është projekt anti-kombëtar që e zhbën Kosovën si republikë, ajo krijon pabarazi ekonomike.

“Zajednica thithtë resurset më të rëndësishme të vendit tonë,në këtë mënyrë vjelë edhe taksat nëpër këto komuna dhe gjithashtu financohet nga Serbia, ndërsa komunat tjera jetojnë në varfëri si pasojë e korrupsionit dhe kriminalitetit në vend”.

“ Prandaj kjo është e papranueshme që meriton rrëzimin e qeverisë”.

Jeton Jagxhiu dhe Muharrem Elezkurtaj folën për dy marrëveshjet e dëmshme nga të cilat rrezikohet Kosova, njëra ia humb kuptimin shtetit si Zajednica ndërsa tjera ia humb territorin.

Që të dy treguan për mënyrën e organizmit të protestës e cila po bëhet nga qendra e VETËVENDOSJES! në Prizren. Ftuan qytetarët që në ora 11 të nisen në mëyrë të organizuar nga stacioni i autobusëve.

Xhelal Zveçla tha se kjo qeverisje e ka humbur legjitimitetin politik e moral për ta udhëhequr Kosovën. “Ata kanë bërë marrëveshje pa e pyetur vullnetin politik të qytetarëve të tyre, dëshirojnë që përmes koncesioneve me Serbinë t’i rehatojnë shefat e tyre në Beograd. E duan më shumë pushtetin e tyre sesa Kosovën, prandaj duhet të largohen”.

Zveçla gjithashtu tha se ka ardhur koha që Kosova të bëhet shtet dhe të sillet si e tillë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Dita Ndërkombëtare e Xhazit, UNESCO: Festohet në 190 vende

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, e cila do të festohet në më shumë se 190 vende të botës. Mikpritësi zyrtar për festimet e...

Lajmet e Fundit