Bowie na tregoi vdekjen

David Bowie tregoi se ishte nisur drejt vdekjes, me këngën “Lazarus”, videon e së cilës e publikoi katër ditë më parë. Referenca është e qartë.

David Bowie nuk nxori albumin e tij të fundit “Blackstar”, më 8 janar të këtij viti, vetëm si një shenjë për ditëlindjen e tij të 69, por këngëtari legjendar e përdori atë edhe për t’i thënë lamtumirë botës.

Për 18 muaj ai po luftonte me kancerin, e këtë nuk e dinte pothuajse askush. Por, ai tregoi se ishte nisur drejt botës tjetër me këngën “Lazarus”, videon e së cilës e publikoi katër ditë më parë – që doli të jetë e fundit prej tij.

I shtrirë në një shtrat spitali, me sytë e mbyllur, Bowie dha lamtumirën e tij në këtë video-spot, që bashkë me tekstin është një referencë e qartë për vdekjen.

“Shikoni këtu lart / Jam në Qiell / Kam vragë që nuk mund të shihen”, këndon ai.

Me këtë këngë, është e qartë se ai pranon gjendjen e tij të rënduar shëndetësore dhe se s’bëhet fjalë për një frymëzim imagjinar për vdekjen. /Politiko.net

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar i morën paratë një gruaje në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit