-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Arrestimi i Hotit, reagon opozita e bashkuar në Malishevë (Video)

Pas arrestimit të asambleistit të Kuvendit Komunal të Malishevës, nga radhët e Vetëvendosjes Valon Hoti, ka reaguar opozita e bashkuar në Malishevë e përbërë nga Nisma, Vetëvendosje dhe AAK.

Më poshtë komunikata e plotë së bashku me një video:

Sot në kohën kur po mbahej seanca e rregullt e Kuvendit Komunal në Malishevë, policia rrethoi ndërtesën e e Kuvendit dhe më pas arrestoi asmableistin e VETËVENDOSJE!-s, Valon Hoti.

Pushteti përmes policisë së instrumentalizuar futet dhunshëm në mjediset e Kuvendit Komunal duke bërë presion ndaj Komunës së Malishevës dhe asambleistëve të saj madje,dhe duke arrestuar njërin nga ta si hakmarrje ndaj qëndrimit që ky Kuvend kishte nxjerrë, në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën që dolën të jenë edhe antikushtetuese.

Malisheva si kurrë më parë është bashkuar rreth kauzës në mbrojtje të sovranitetit dhe Republikës, e veprimi i sotëm i regjimit nuk mund as ta frikësojë e as ta zmbrapsë këtë vullnet.

Opozita e bashkuar në Malishevë dënon ashpër këtë akt tinëzar dhe qyqar të orkestruar nga pushteti në theqafje, i cili tashmë në panik ka filluar të futet edhe në ndërtesat dhe institucionet që përfaqësojnë vullnetin e lirë të qytetarëve.

Këtij regjimi po i numërohen orët dhe do t’i jepet goditja përfundimtare nga qytetarët e Kosovës. Ne nuk do të ndalemi. Qytetaret çdo ditë e më tepër po bashkohen rreth kauzës sonë dhe kështu së bashku do të vazhdojmë derisa ta ndalim degradimin e Republikës sonë.

29 janar 2016
Opozita e Bashkuar – Malishevë

Më Shumë

“Hidroregjioni Jugor”: Uji në Prizren i sigurt për pije, përjashtohet burimi në Muradem

Kompania Regjionale  e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar për gjendjen aktuale të furnizimit me ujë në zonën e shërbimit në Prizren, bazuar në...

Pranoi qe mori një milion eurot nga BKS-ja: Do t’i kthej me keste…| Detaje nga deklarata e Valon Berishes se BKS-së

Valon Berisha, ish-drejtor i Financave dhe Kontabilitetit në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka rënë në pranga sikurse ish-drejtori i BKS’së, Sami Mazreku, përgjatë...

Lajmet e Fundit