-3.7 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Në Suharekë e Rahovec konfiskohet armatim dhe municion

Policia e Kosovës njofton se ka konfiskuar disa lloje të armëve dhe municion në Suharekë dhe Rahovec.

Gjatë bastisjes se shtëpisë së një të dyshuarit në fshatin Dubravë të Suharekës, i është gjetur dhe konfiskuar një automatik AK-47 dhe një karikator. Me urdhër të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, raporton PrizrenPress.

Ndërsa, një pistoletë e tipit TT me shtatë fishekë të kalibrit 7.62mm është gjetur dhe konfiskuar në një restorant në qytetin e Rahovecit. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në fshatin Hoqë e Madhe të Rahovecit është konfiskuar një pushkë gjuetie. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Prizren, ndërprerje e mundshme e ujit për shkak të reshjeve

Kompanja Rajonale e Ujêsjellësit  “Hidroregjioni Jugor” njofton qytetarët se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, burimet kryesore që furnizojnë qytetin e Prizrenit kanë...

Krijojmë webfaqe për biznese

Ne krijojmë webfaqe moderne dhe funksionale për biznese në Kosovë, Gjermani, Zvicër dhe më gjerë, të dizajnuara për të sjellë rezultate reale. Më shumë klientë...

Lajmet e Fundit