-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Begaj kërkon nga drejtorët të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve

Këshilli i Drejtorëve, i drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot takimin e rregullt të së hënës.

Në këtë takim janë diskutuar një varg çështjesh, që lidhen me punët e përditshme të drejtorive komunale dhe planet e drejtorive për javën në vijim.

I pari i Malishevës, Ragip Begaj ka kërkuar që të punohet dhe të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve.

“Unë kërkoj nga drejtoritë që të mos vonohen në procedura për realizimin e projekteve, sidomos në investimet kapitale, pasi çdo vonesë e shënuar, neve na humb kohë në realizim, prandaj kërkoj që të punohet me seriozitetin më të madh në këtë drejtim”, tha Begaj.

Më pas, drejtorët e drejtorive komunale, duke raportuar për aktivitetet e javës së kaluar, thanë se janë duke i realizuar disa projekte dhe kjo falë motit të mirë që është duke mbretëruar. Sipas drejtorive, janë realizuar apo janë në realizim e sipër disa projekte të kanalizimeve, si në Gollubovc, Malishevë dhe vende të tjera. Thanë se grupi punues për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) është duke punuar në finalizimin e këtij plani, duke u përshtatur me ligjet në fuqi. /PrizrenPress.com

Më Shumë

FBK-ja dënon ashpër incidentin në Prizren

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme incidentin e rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet KB Bashkimi...

Anderson lëndohet, pritet të mungojë 4–6 javë

Basketbollisti i Bashkimit, Kyan Anderson, ka pësuar një lëndim në krahun e majtë gjatë stërvitjes së fundit. Klubi ka konfirmuar se lojtari do të...

Lajmet e Fundit