6.1 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Begaj kërkon nga drejtorët të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve

Këshilli i Drejtorëve, i drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot takimin e rregullt të së hënës.

Në këtë takim janë diskutuar një varg çështjesh, që lidhen me punët e përditshme të drejtorive komunale dhe planet e drejtorive për javën në vijim.

I pari i Malishevës, Ragip Begaj ka kërkuar që të punohet dhe të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve.

“Unë kërkoj nga drejtoritë që të mos vonohen në procedura për realizimin e projekteve, sidomos në investimet kapitale, pasi çdo vonesë e shënuar, neve na humb kohë në realizim, prandaj kërkoj që të punohet me seriozitetin më të madh në këtë drejtim”, tha Begaj.

Më pas, drejtorët e drejtorive komunale, duke raportuar për aktivitetet e javës së kaluar, thanë se janë duke i realizuar disa projekte dhe kjo falë motit të mirë që është duke mbretëruar. Sipas drejtorive, janë realizuar apo janë në realizim e sipër disa projekte të kanalizimeve, si në Gollubovc, Malishevë dhe vende të tjera. Thanë se grupi punues për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) është duke punuar në finalizimin e këtij plani, duke u përshtatur me ligjet në fuqi. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Tre të vdekur në Malishevë, dyshohet se u asfiksuan

Tre persona kanë vdekur në Malishevë si pasojë e zjarri në një shtëpi. Lidhur me rastin për Klankosova.tv u prononcua kryeprokurori i Gjakovës Enis Gashi. https://prizrenpress.com/421746-2h/ “Para...

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit dhe 2831 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit