8.6 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Aktakuzat e para, deri në fund të vitit

Nëse brenda gjashtë muajve Gjykata Speciale arrin të kompletohet me stafin e nevojshëm dhe arrin t’i sigurojë mjetet financiare, pritet që aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, t’i ngrejë në fund të vitit 2016, eventualisht në fillim të vitit 2017

Gjykata Speciale pritet që aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, t’i ngrejë në fund të vitit 2016, eventualisht në fillim të vitit 2017.

Kjo do të ndodhë nëse brenda gjashtë muajve Gjykata Speciale arrin të kompletohet me stafin e nevojshëm dhe arrin t’i sigurojë mjetet financiare. Presidentja Atifete Jahjaga ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën, shtet ky në të cilin do të vendoset Gjykata Speciale.

E para e shtetit, e ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim të marrëveshjeve duke u bazuar në nenin 18, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 10, paragrafi 4 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe në nenin 4, paragrafi 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik.

“Me ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje, krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të “Marrëveshjes së përkohshme ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, Kosova përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale”, thuhet në komunikatën e Presidencës. /Zëri/

Më Shumë

Ndalohen fishekzjarrët gjatë festave të fundvitit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike...

Rrahman Perteshi – Punëtori më i dalluar i vitit

Presidenti i KBF Bashkimit, Rrahman Perteshi, është nderuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës me çmimin prestigjioz “Punëtori më i Dalluar i Vitit”, si...

Lajmet e Fundit