9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Manovra e re e opozitës, goditje e rëndë për regjimin

Zgjerimi i strategjisë vepruese të opozitës së bashkuar në kundërshtimin e qeverisë aktuale, duke denoncuar në masë të dukshme edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes së vendit, përveç denoncimit dhe kundërshtimit të deritanishëm ekskluziv të marrëveshjeve politike të 25 gushtit të vit të kaluar, nga analistët politikë po shihet si një strategji e qëlluar, mbase edhe mjaft e vonuar, nëpërmes së cilës blloku i treshes opozitare po u kthehet së afërmi problemeve elementare të qytetarit dhe mund ta fitojë edhe përkrahjen maksimale të shtresave të rrezikuara nga qeverisja e deritanishme kriminale.

Deputeti Haxhi Shala, nga subjekti opozitar Nisma për Kosovën, tha se pavarësisht që fokusi i opozitës së bashkuar ka qenë dhe mbetet në marrëveshjet e dëmshme për integritetin dhe sovranitetin e vendit, denoncimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit si fenomen nuk ka reshtur asnjëherë deri më tani.

“Qytetarët janë lodhur me këtë lloj qeverisje dhe pa marrë parasysh kush do ta drejtojë qeverinë e ardhshme, nëse do të vazhdojë të qeverisë në frymën e qeverisë aktuale, ajo do të jetë qeveri jetëshkurtër, sepse qytetarët janë lodhur nga qeverisja e korruptuar dhe e kriminalizuar ‘Mustafa-Thaçi'”, u shpreh ai.

Këtë e pohon edhe Ismail Kurteshi nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’. /Zëri/

Më Shumë

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Tiranë

Vashat e Bashkimit kanë shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultat bindës 31:68 në kuadër të Ligës Unike...

Bashkimi shton edhe më shumë forcë, transferon tjetër qendër amerikane

KB Bashkimi ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Kenneth “Kenny” Wooten Jr., i cili luan në pozitat 4/5, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com Wooten Jr. vjen...

Lajmet e Fundit