15.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Për herë të parë në histori, ceremonia e hapjes u mbajt njëkohësisht në katër lokacione: në stadiumin San Siro në Itali, si dhe në Cortina D’Ampezzo, Livigno dhe Predazzo.

Mes 92 shteteve pjesëmarrëse, parakaloi edhe ekipi olimpik i Kosovës, me flamurmbajtësit Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të dy skitarë të skijimit alpin.

Kryeziu, së bashku me shefin e misionit Jeton Rudari dhe trajnerin Visar Kryeziu, parakaloi në Cortina D’Ampezzo, ndërsa pjesa tjetër e ekipit të Kosovës, me flamurmbajtësin Drin Kokaj, përbëhej nga përzgjedhësi Agim Pupovci dhe trajneri Ismajl Kokaj.

Në ceremoninë qendrore në San Siro ishin të pranishëm drejtuesit e KOK-ut: presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Besim Aliti, nënpresidenti Milaim Kelmendi – njëherit kryetar i FSK-së – si dhe u.d. i Agjencisë për Sport në MKRS, Fida Shatri.

Të pranishmëve iu drejtua edhe presidentja e IOC, Kirsty Coventry, e cila për herë të parë përjetoi Lojërat Olimpike nga kjo pozitë:
“Mirë se vini në Lojërat Olimpike Dimërore. Ky është momenti juaj”, tha ajo.

Kosova do të garojë në katër disiplina të skijimit alpin, ndërsa gara e parë për ekipin tonë është ajo e Kiana Kryeziut, më 12 shkurt, në super sllallom të madh.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Lajmet e Fundit