7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

16 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Dëshmori Zenun Çoçaj është përkujtuar sot në 16 vjetorin e rënies në Gjonaj të Hasit. Bashkëluftetarët e kanë çmuar lartë figurën e Çoçajt.

Bashkëluftëtari Halil Cikaj tha se dëshmori Zenun Çoçaj ka qenë njëri ndër figurat më të çmuar të UÇK-së. Sipas tij, Çoçaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftë deri në ditën e fundit të rënies.

“Dëshmori Zenun Çoçaj ka qenë figura kryesore e UÇK-së në Has dhe më gjerë”, tregon Cikaj.

Zenun Çoçaj ka rënë dëshmor pak ditë para çlirimit të Kosovës. Ai është vrarë nga forcat serbe në fshatin Gjonaj të Hasit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkatërrohet laboratori i drogës në Prizren, Prokuroria kërkon paraburgim për të pandehurit

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara, më 02.04.2026 kanë zhvilluar një...

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Delirium

Lajmet e Fundit