2.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Obama: Putin përpiqet të minojë unitetin e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, e sheh unitetin e Evropës si kërcënim dhe përpiqet ta minojë atë.

Në një intervistë për televizionin CBS News, Obama ka përmendur krizën me migrantë si shembull.

“Presioni që bën mbi politikat e Evropës, mënyra se si avancon nacionalizmin e ekstremit të djathtë dhe shkalla me të cilën kërcënon shpërbërjen e Bashkimit Evropian, në disa raste shfrytëzohen nga dikush si zoti Putin”, ka thënë Obama.

Obama ka thënë se ka bërë përpjekje t’ia bëjë të qartë liderit rus se NATO dhe BE-ja nuk janë kërcënime.

“I kam thënë se një Evropë e fuqishme, e bashkuar, që punon me një Rusi të fuqishme, është receta e duhur. Deri më tash, nuk është bindur”, ka thënë Obama.

Presidenti amerikan i ka bërë këto komente pasi ka përfunduar vizitën në Evropë.

Të hënën, gjatë një fjalimi në Hanover të Gjermanisë, Obama i ka bërë thirrje Evropës që të ruajë unitetin e saj politik dhe të forcojë kontributin në mbrojtjen kolektive të kontinentit.

“Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë bota ka nevojë për një Evropë të fuqishme, të begattë, demokratike dhe të Bashkuar”, ka thënë Obama.

Më Shumë

Alis triumfon në Fest 64 – “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e...

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

Lajmet e Fundit