32.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Molliqaj: Ramushi tha i pari po ndahemi

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic, ka zbuluar detaje interesante të ndarjes së opozitës. Ai për herë të parë e ka bërë publike faktin se kush ishte i pari nga liderët opozitarë, që i dha fundin opozitës së bashkuar.

“Ne kemi pasur edhe një takim me AAK-në, me datë 22 prill. Z. Haradinaj ka qenë i pari që e ka thënë që rrugët tona janë ndarë. Ka qenë një vendim i njëanshëm i AAK-së, të cilin e ka ndjekur edhe Nisma”, ka thënë Molliqaj në këtë intervistë të dhënë për Gazetën Blic, e cila e plotë do të publikohet pas disa orësh.

Molliqaj ndër të tjera ka theksuar se VV, megjithatë është e hapur ndaj subjekteve tjera politike që e kundërshtojnë regjimin.

“Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues më 17 prill dhe ka diskutuar zhvillimet politik dhe ka dalë me një qëndrim që mbetet e hapur ndaj të gjitha subjekteve opozitare parlamentare dhe joparlamentare për të ndërtuar një front të përbashkët, të quajtur Alterantiva përballë regjimit. Por, ajo duhet të ndërtohet mbi parime dhe kritere. Dhe sigurisht se ne e shohim që ky front është i domosdoshëm dhe ne mbesim të hapur në vazhdimësi. Ne mendojmë që problem në Kosovë është regjimi, kapja e shtetit. Ne nuk mendojmë që flirtimi apo bashkëpunimi në cfarëdo forme me regjimin, e aq më pak në takime jo publike, do të ndihmonte për ta ndryshuar pushtetin në Kosovë”, tha ai.

Në këtë intervistë Molliqaj flet për largimin e Ilir Dedës, për Shpend Ahmetin, fillimin e ndarjes së opozitës së bashkuar, për strategjinë e VV për të bërë opozitën pa AAK-në e Nismën, për koalicionet paszgjedhore…/ Gazeta Blic

Më Shumë

Aksidentohen dy çiklistë në Prizren, njëri përfundon në QKUK

Një aksident ka ndodhur dje në Prizren mes dy çiklistëve. Për pasojë, të dy drejtuesit e biçikletave kanë marrë lëndime, të cilët u dërguan për...

Kujtohet poeti Xhevdet Bajraj – ora letrare në Rahovec mbledh artdashës nga mbarë vendi

Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj” nga Rahoveci organizoi mbrëmë një orë letrare përkujtimore kushtuar poetit të shquar Xhevdet Bajraj, në nderim të jetës dhe veprës...

Lajmet e Fundit