35.2 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025

Nexhat Çoçaj: Sot u vërtetua pafajësia ime

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj, ka thënë se me aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Prizren, u vërtetua pafajësia e tij.

“Kam deklaru edhe në fillim se jam i pafajshëm. Besoj në drejtësi sepse asnjëherë nuk kam vepruar kundër ligjit dhe çdo herë kam vepruar konform ligjeve të Ministrisë së Arsimit, përkatësisht ligjeve të Republikës së Kosovës dhe jam i bindur se pafajësia është vërtetuar ashtu siç kam deklaruar edhe në fillim”, tha ai, transmeton Kallxo.com

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Shaip Buduri akuzohej se si drejtor i Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke i mundësuar profesorit B.K. (vëlla i bashkëshortes së tij) që në gjimnazin “Gjon Buzuku” nga fillimi i vitit shkollor 2013/2014 deri më datë 04.02.2014 t’i mbajë orët e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Ndërsa i pandehuri Nexhat Çoçaj akuzohej se derisa kryente detyrën zyrtare si drejtor ne Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prizrenit po ashtu kishte keqpërdorur detyrën zyrtare duke e nënshkruar kontratën për punësim, nga data 04.02.2014 në vendin e punës profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe personit B.K. nga Prizreni, pa shpallur konkurs për vendin e punës duke shkelur seriozisht të drejtat e personit tjetër.

Më Shumë

Të nxehtit afrikan kaplon Kosovën

Një javë e nxehtë po e pret Kosovën. Kështu ka bërë të ditur meteorologu Besim Aliu. “Kjo javë parashihet të jetë bukur e nxehtë meqenëse vendi...

Ku mund t’i gjejnë studentët universitetet tona

Shkruan: Ben Blushi Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korçës. Nuk ishin...

Lajmet e Fundit