Begaj e Frrokaj bëjnë thirrje për regjistrimin e bashkatdhetarëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, zëvendësministrin e Ministrisë së Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Janez Frrokaj, me të cilin kanë biseduar për bashkatdhetarët dhe angazhimet e përbashkëta për regjistrimin e të gjithë bashkatdhetarëve, që vijnë në gjatë kësaj sezone në vend.

Begaj dhe Frrokaj, ju bëjnë thirrje të gjithë atyre bashkatdhetarëve, që vijnë për pushime gjatë verës, që të paraqiten dhe të regjistrohen. Qëllimi i këtij regjistrimi është sigurimi i statistikave për numrin e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në vende tjera.

Për këtë regjistrimin, ministria ka paraparë, angazhimin e zyrtarëve, pranë komunës, në mënyrë që të jetë më i lehtë paraqitja dhe regjistrimi i bashkatdhetarëve, ndërsa komuna do të siguroj hapësirat e nevojshme, për kryerjen e këtij procesi.

Po ashtu, Begaj dhe Frrokaj, kanë biseduar edhe për organizimin e ditëve të diasporës, ku kryetari Begaj e ka njoftuar me aktivitetet e parapara nga ana e Komunës së Malishevës, në veçanti për festivalin “Oda e Llapushës”, që organizohet në kuadër të ditëve të diasporës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit