17 vite nga rënia e Mujë Krasniqit

Më 14 dhjetor bëhen plotë 17 vite kur më 1998 komandanti Mujë Krasniqi, i njohur me nofkën “kapuçi” bashkë me 41 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë në një pritë nga forcat serbe në afërsi të kufirit Kosovë-Shqipëri.

Në përvjetorin e rënies Krasniqi, është përkujtuar nga bashkëluftëtarët., raporton Gazeta Fjala

Deputetit i AAK-së Lahi brahimaj në një postim në facebook, përveç të tjerash ka shkruar për sakrificën që kanë bërë ai dhe luftëtarët tjerë për vendin e tyre.

“17 vite nga rënia Komandant Mujë Krasniqi! Muja detyrën që e kishte për lirinë e Kosovës e kreu me pushkë në dorë e me aktin më të lartë e më sublim të vetëflijimit njerëzor. Miku im, me gjakun tënd e të shumë bashkëluftëtarëve tjerë u mbrojt kjo tokë, nuk e lejojmë as sot e as kurrë që ky gjak të humbët e kjo tokë të falet”, ka shkruar Brahimaj.

Mujë Kransiqi ishte ndër luftëtarët e parë të luftës së armatosur të UÇK-së në Kosovë.

Pas rënies së tij, Brigada 113 mori emrin e komandant Mujë Krasniqi, e cila gjatë luftës i dha kombit edhe 166 dëshmorë tjerë.

Ai lindi më 6 qershor 1967 në fshatin Çabiq të Klinës. Filloren e ka kryer në Ujëmirë të Klinës.

Më Shumë

Në Spitalin e Prizrenit nis Skriningu Neonatal për zbulimin e hershëm të sëmundjeve tek foshnjat

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka filluar zbatimi i Skriningut Neonatal, një program që mundëson zbulimin e hershëm të...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit