14.2 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

17 vjet nga sulmi në familjen Jashari

prekaziMë 22 janar 2015 shënohet 17-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz.

Atë ditë, më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin, shkruan KP.

Këtij sulmi i kishte shpëtuar Iliriana, e cila ndodhej në Akrashticë të Vushtrrisë. Ajo ishte e fejuar e më pastaj është martuar në Açarevë të Skënderajt, me Asllan Selimin, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, e vëlla i Rexhep Selimit.

Më Shumë

Një person godet me brisk një tjetër në Malishevë, dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një qytetar tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore me një...

Debutim dinjitoz i Bashkimit në FIBA Europe Cup

Bashkimi debutoi në grupet e FIBA Europe Cup. Nënkampioni i Kosovës pësoi nga Cibona në Kroaci me rezultat 93:79 (18:22, 29:19, 27:15, 19:23), raporton...

Lajmet e Fundit