11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kuçi: Gjykata Speciale, faturë politike

Kuci-hajredin5-30Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, thotë se për krimet e luftës, nuk ka dështuar drejtësia vendore por ajo ndërkombëtare. Gjykata Speciale është faturë politike që po e vendosin në kurriz tonin.

Ai thotë se në asnjë vend botë nuk ka ndodhur që sistemi i drejtësisë të kontrollohet nga ndërkombëtarët si në Kosovë. Prandaj, thotë ai, ka dështuar sistemi i drejtësisë ndërkombëtare e jo i Kosovës.

“Në asnjë vend në botë nuk ka ndodhë që sistemi i drejtësisë të jetë e kontrolluar nga ndërkombëtarët. Krimet e luftës që kanë qenë të kontrolluara nga UNMIK’u tani janë në dorë të EULEX’it. Kështu që nëse kanë dështuar, ka dështuar drejtësia ndërkombëtare”, ka thënë Kuçi në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Ai thotë se Gjykata Speciale është çështje politike dhe nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë.

“Gjykata Speciale është faturë politike që po e vendosin në kurriz tonin. Gjykata Speciale është per te mos me reaguar Rusia në Këshill të Sigurimit. Mua ma ka thënë prokurori Williamson. Politika e ka propozuar, politika po e ndalon mos me dërguar në Këshill të Sigurimit. Nuk ka të bëjë asgjë me drejtësi. Në Kosovë ka gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX’it, ka KFOR. Ju garantoj që më e madhe siguria është në Kosovë se na Holandë”, ka thënë Kuçi.

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Lajmet e Fundit