17.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Nuk i pëlqejnë sutjenat

Edhe pse për shumicën e femrave është e paimagjinueshme që nga shtëpia të dalin pa sutjena, disa yje të Hollivudit sikur nuk e posedojnë fare këtë pjesë të rrobave në gardërobën e tyre. Ylli i muzikës nga Barbadosi, Rihanna, bën pjesë në grupin e yjeve të Hollivudit që nuk e pëlqejnë të mbulojnë gjinjtë e tyre dhe me dëshirë i shpërndanë fotot gjysmë e zhveshur me fansat e saj në rrjetet sociale.

As manekinia e famshme Heidi Klum nuk është adhuruese e sutjenave, ndërsa në qilimin e kuq rregullisht pozon në fustane me dekolte të thellë, nën të cilët ajo nuk vesh fare sutjena.

“Kur veshi sutjena, ndihem sikur e robëruar. Nuk më pëlqen ndjenja e gjinjve të mbërthyer me lecka. Dua të jem e lirë”, ka deklaruar bukuroshja.

Asgjë nuk është më e tepërt në gardërobën e zeshkanes atraktive Kim Kardashian, sesa sutjenat. Prandaj, Kim e shfrytëzon secilin rast që mos t’i vesh ato. Mund të numërohen në gishta fotot në të cilat mund ta shihni këtë bukuroshe që ka të vëna sutjenat.

Superylli i muzikës Selena Gomez gjithnjë e më shpesh gjatë defilimit në qilimin e kuq, mund ta shohim në kreacione të guximshme, duke veshur fustane me dekolte të thella, të cilat po bëhen shenjat e saj mbrojtëse.

“Kur veshi fustane me dekolte të thellë, ndjehem super-seksi, pasi nuk kam nevojë të veshi fare sutjena. Jam me fat që nuk kam gjinj aq të mëdhenj, sepse përndryshe do të isha e detyruar të vishja”, ka deklaruar Selena.

Manekinia e bukur australiane, Miranda Kerr, qysh moti është kyçur në listën e yjeve që nuk bartin sutjena. Nuk janë vetëm fustanet kur ajo nuk shihet të ketë veshur gjimbajtëse, por edhe kur realizon seanca fotografish, ajo shpesh pozon me pjesën e sipërme plotësisht të zhveshur.

Edhe modelja Kylie Jenner, sikurse motra e saj e madhe Kim Kardashian, në dollapin e gardërobës së saj, nuk ka fare vend për sutjena.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Kujtohen vitet e rezistencës: Vizitohet objekti ku u mbajt gjallë arsimi shqip në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar sot një vizitë në objektin që kishte shërbyer si shkollë gjatë viteve më të vështira...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit