18 të lënduar në 16 aksidente dje në Prizren

Gjatë njëzetekatër orëve të kaluara në Rajonin e Prizrenit kanë ndodhur 16 aksidente të trafikut me ç’ rast janë lënduar 18 persona dhe është shkaktuar dëm i madh material.

Sipas hetuesve të aksidenteve të trafikut, thuhet se numri më i madh i pjesëmarrësve në aksidente janë nga radhët e kurbetçinjve.

Sa për ilustrim, në këtë raport thuhet të jenë të përfshira 14 automjete me targa të huaja, dominojnë ato nga Zvicra.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e mirëpret ardhjen e bashkë atdhetarëve tanë në pushime por dëshiron që ata të sjellin kulturën në respektimin e rregullave të trafikut nga shtetet prej nga vijnë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit