33.8 C
Prizren
E martë, 13 Korrik, 2021

19 raste të reja me koronavirus në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1025.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 267 mostra, prej të cilave 21 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 10 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

NJËZET E NJË RASTE ME COVID-19 DHE DHJETË TË SHËRUAR!

Sot më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 21 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).

Sot më 22 maj 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.263.085 raste të COVID-19 dhe 337.813 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!
PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Më Shumë

Vritet presidenti i Haitit

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, u vra në një sulm në shtëpinë e tij. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i përkohshëm i këtij...

Bale mbetet në Real

Gareth Bale nuk e ka në plan që të largohet nga Real Madridi në këtë verë. Anësori uellsian po rikthehet te “Los Blancos” pas një...

Befason Mavraj, transferohet në Liga 3 të Gjermanisë

Mërgim Mavraj, pas eksperiencës me Greuther Furth në Bundesliga 2, tashmë ka gjetur klubin e ri dhe do të luajë në Liga 3 në...

Kështu e lavdëron Qeveria Kurti 2 punën e saj 100 ditëshe

Qeveria e Kosovës sot ka publikuar raportin e punës për 100 ditë. Aty ekzekutivi u lavdërua për punë të mira, suksese, të arritura e para...

Dënohet me 16 vite burg e akuzuara për vrasjen e 57-vjeçarit në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me 16 vite burgim Nafije Rrafshin, e akuzuar për vrasjen e tanimë të ndjerit Sefer Berisha në vitin...

Vetura bie në lumë, lëndohen gjashtë persona në një aksident në Prizren

Gjashtë persona janë lënduar në Prizren në një aksident që ka ndodhur të hënën pas mesnate. Policia në Prizren ka bërë të ditur se në...

Zjarre të mëdha në perëndim të Amerikës

Zjarre të mëdha janë duke u zhvilluar në perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa rajoni atje është goditur nga një valë e...

Messi humbet 100.000 euro në ditë, kjo është arsyeja

Pas që nuk ka kontratë prej javës së kaluar, Lionel Messi shpreson që të arrijë një kontratë të re me Barcelonën derisa ditët e...

Duke frenuar lëndoi rëndë pasagjerin e dehur që ishte në pjesën e përparme të veturës, arrestohet shoferi 22-vjeçar në Prizren

Një 19-vjeçar i dehur në Prizren ka pësuar lëndime trupore pasi derisa ishte në pjesën e përparme të një veture, shoferi V.K kishte frenuar...

Policia aksion kombëtar kundër lojërave të fatit, arrestohen 35 persona

Policia shqiptare ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një operacion kombëtar kundër lojërave të fatit të shtrirë në 21 qarqe në Shqipëri. Në një njoftim...

Punëtorët e ATK-së vazhdojnë grevën, ndërpriten të gjitha shërbimet për tatimpaguesit

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës do të vazhdojë sot grevën e pezulluar të datës 20 maj të këtij viti, duke ndërprerë...

Postoi foton e saj në Instagram pa të drejtat e autorit, fotografi padit Dua Lipën, kërkon dëmshpërblim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është paditur nga një fotograf, pasi dyshohet se ka postuar në Instagram një foto të sajën pa...

ATK-ja me njoftim të rëndësishëm për bizneset

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka paralajmëruar tatmipaguesit që të mos bëjnë transaksione me biznese fiktive dhe biznese jo-aktive. ATK përmes një komunikatë për media,...

Sfidat me të cilat përballet Messi për të mposhtur Brazilin për herë të parë në 16 vjet

Kur Argjentina të ndeshet me Brazilin në finalen e Copa America 2021 në Maracana të shtunën në mbrëmje, do të jetë një datë me...

Terminet për viza Shengen, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë del me njoftim

Ambasada në Gjermanisë në Kosovë ka dalë me një njoftim lidhur me terminet për vizat shengen. Të gjithë ata që i kanë marrë dy doza...

Përleshje mes familjarëve në Prizren, 19-vjeçari dyshohet se theri me thikë kuzhine axhën dhe kushëririn e tij

Një përleshje mes disa familjarëve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën “Ramadan Zaskoci”, në Prizren. Si pasojë e kësaj përleshjeje, dy vëllezër kanë...

Lajmet e Fundit