13.9 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

19 vjeçari udhëheqë qytetin Indiand Head në Charles County

Ai nuk mund të blejë birrë, por 19 vjeçari Brandon Paulin udhëheqë qytetin Indiand Head në Charles County, duke u bërë kryetari më i ri i zgjedhur ndonjëherë në Maryland.

Brandon Paulin pati marrë 239 vota, në zgjedhjet për kryetar të Indian Head në Charles County të Marylannd-it, gati dyfish më shumë se kryetari paraprak Dennis Scheessele dhe 52 më shumë se i dyti, Ron Sitoula, që do të bëhet nënkryetar.

Paulin është i treti nga katër fëmijët në familje, por i pari që merret me politikë. Babai i tij është veteran në U.S. Capitol Poltice, ndërsa nëna amvise.

Paulin thotë se për herë të parë filloi të merret me politikë në moshën 11 veçare, kur filloi të përcjellë takimet në Indian Head, i njohur për bazën detare që nga viti 1800.

Në një nga takimet ai pati ngritur çështjen e mosndalesës së veturave në një nga bazat e qytetit.

Kur zyrtarët e qytetit nuk kishin ndërmarrë asgjë, ai kishte shkuar vetë atje.

“Nuk besoj që e pritën shkuarjen time. Mendoj se i zura me presh në duar”, kujton ai.

Një muaj më vonë në atë vend kishte shenja që paralajmëronin vozitësit të jenë më të kujdesshëm.

Paulin thotë se ai pëlqen që të përmirësojë jetën në komunitet përmes shkrimit të ligjeve. Prandaj edhe ka një master në kolegjin Southern Maryland.

“Mund të duket e çuditshme, por mua më pëlqen të shkruaj rregulla për të cilat pajtohet shumica, sepse normalisht, të gjithë nuk pajtohen kurrë”.

Fushata e tij kishte moton “Vizion i ri, rrugë e re”, sepse sipas tij, Indian Head “është neglizhuar për një kohë të gjatë”.

“Ishin dy njerëz që garonin vazhdimisht dhe ose zgjidheshin kryetar, ose nënkryetar, asgjë nuk ndryshonte”, tha ai.

“Pas 20 vitesh pa kurrfarë ndryshimesh secili mbaron së besuari”.

Paulin nuk është i pari i ri që shërben në qeverisjen e Maryland-it.

Spencer Schlosnagle ishte 19 vjeçar kur u zgjodh në krye të Council of Friendsville në Garret County, që kishte popullsi prej 491 personas, në fillim të viteve të 80-ta.

Sfida e re e Paulin do të jetë përshtatja e ndryshimeve që sjell mijëvjeçari në të cilin jetojmë.

“Dua të ndryshoj bashkinë”.

“Dua që të jetë e hapur dhe në shërbim të qytetarëve. Që kushdo të mund të bisedoj me kryetarin; që të jem gjithherë në shërbim”.

Vazhdimin e studimeve Paulin do ta bëjë përmes internetit, që të jetë vazhdimisht në shërbim të zgjedhësve të tij.

“Kam besim se do të mund të jem kryetar dhe student i mirë njëkohësisht

Më Shumë

200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

200 vjet më parë lindi ideologu i Rilindjes Kombëtare, Pashko Vasa. Me këtë rast Bashkia Shkodër, Biblioteka Publike e qytetit si dhe institucione të tjera...

Një jetë e shpëtuar, një falënderim i përjetshëm: Historia e Burim Ninajt dhe mjekut të UÇK-së, Dr. Halil Cikaj

Një fotografi e zverdhur nga koha, por e gjallë në kujtesën e atyre që e përjetuan, flet më shumë se mijëra fjalë. Në të,...

Lajmet e Fundit