Kancelares Merkel i thyhet karrigia në restorant

Shqetësim në Bayreuth të Gjermanisë. Në qendër të shqetësimit është kancelarja gjermane, Angela Merkel. 61-vjeçarja u rrëzua në një restorant gjatë një festivali të kësaj zone. Shkaku nuk duket aq shqetësues sa ishte raportuar më parë.

Kancelarja ishte ulur në kafene rreth orës 19:00. Asaj iu thye karrigia dhe rrëshqiti poshtë tavolinës. Në restorant u krijua konfuzion. Shumë shpejt u soll një karrige tjetër dhe gjërat vazhduan si më parë. Vetëm se në njoftim u tha se Merkel pati një moment dobësie. Në fakt nuk ishte dobësi si atëherë gjatë Kongresit të CDU në Këln. Thuhet se Merkel e mori me sportivitet këtë ngjarje. “Rashë mirë,” tha ajo.

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit