7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

2 mijë e 94 raste të vjedhjeve në gjashtë muajt e parë të këtij viti

Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, janë kryer gjithsej 2094 raste të vjedhjeve.

Kurse, muaji i cili prin me më së shumti raste është qershori me 394 të tilla.

“Për gjashtë muaj të vitit 2022 kanë ndodhur 2094 raste të vjedhjeve. Në muajin janar kanë ndodhur 334 raste, në shkurt 275, në mars 345, në muajin prill 355, në maj 391 dhe në qershor 394 raste të vjedhjeve”, thuhet në përgjigjen e Policisë, për Front Online.

Mirëpo, pavarësisht raportimeve të përditshme për këto raste, nga Policia kanë bërë të ditur se kjo dukuri ka shënuar rënie në krahasim me gjashtë mujorin e parë të vitit 2021.

Kjo, për shkak se sipas tyre gjatë kësaj kohe të vitit të kaluar janë kryer 2130 raste të vjedhjeve.

Që i bie që në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë kryer 36 vjedhje më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Njëjtë sikurse në qershorin e këtij viti edhe në atë të 2021-tës kanë ndodhur më shumë vjedhje se në muajt e tjerë.

Janë raportuar gjithsej 464 raste në Polici.

“Për gjashtë muaj të vitit 2021 kanë ndodhur 2130 raste të vjedhjeve. Në muajin janar janë raportuar 284 raste, në shkurt 308, në mars 362, në prill 311, në maj 401 dhe në muajin qershor 464 raste”, thuhet më tutje në përgjigjen e Policisë.

Në Policinë e Kosovës nuk kanë treguar se sa është numri i personave të arrestuar të cilët dyshohet se janë pjesë e këtyre veprave por vetëm kanë thënë se në vazhdimësi ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e kësaj dukuri.

“Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare dhe bazuar në planifikimet e saja operacionale në parandalim të dukurive negative, ka ndërmarr dhe ndërmerr në vazhdimësi veprime konkrete në parandalim, hetim dhe arrestim të kryerësve të veprave penale”, kanë thënë nga Policia, për Front Online.

Nga Policia, nuk kanë treguar as edhe cilat rajone të vendit janë më të atakuara nga hajnat.

Në një prononcim të mëhershëm, njohësi i sigurisë Avni Islami kishte deklaruar për Front Online se janë dy çështje të cilat po i shtyjnë të rinjtë të kryejnë vjedhje, gjendja e rënduar ekonomike dhe papunësia e skajshme.

Sipas tij, këto raste do të ndaloheshin vetëm nëse në rrugë e rrugica vendosen kamera të sigurisë.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, personat që kryejnë vjedhje apo grabitje me përdorim të forcës apo kanosje serioze për personin tjetër, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, dënohen me burgim nga 3 deri në 12 vjet./

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Lajmet e Fundit