15.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

20 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

Sot janë bërë 20 vjet nga vrasja në Tiranë e deputetit dhe ish-kryetarit të parë të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Azem Hajdari ishte qëlluar para selisë së PD-së, ku qëndronte ish-kryetari i kësaj partie, Sali Berisha.

Hjadari u qëllua me një breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

Më 14 shtator turma e irrituar dhe mbështetëse e PD-së sulmon me armë objektet e qeverisë, duke mbajtur në krahë arkivolin me trupin e vdekur të Azem Hajdarit dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Fatos Nano.

Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet.

Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme.

Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet realisht i paqartë.

Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje.

Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari. Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili është vrarë më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm për ngjarjen e shekullit, ishte Fatmir Meta. Ai u lirua nga salla e gjyqit.

Më Shumë

Rikthehet Superliga: Malisheva pret sot Dukagjinin

Superliga e Kosovës rikthehet sot, duke hapur javën e 14-të me dy ndeshje të rëndësishme që premtojnë spektakël dhe emocione. Sfida e parë, Malisheva-Dukagjini, është...

Zyrtarët e Shërbimit Korrektues në Prizren dhuruan gjak për nder të festave të nëntorit

Në kuadër të festave të nëntorit, një grup zyrtarësh nga Qendra e Shërbimit Korrektues në Prizren dhuruan gjak vullnetarisht për nevojat e Qendrës së...

Lajmet e Fundit