22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

2014-a, mos u harroftë!

Milaim ShefkiuShkruan:Milaim Shefkiu

Nëse dikujt i ndodh një e keqe, miqtë e dashamirët e ngushëllojnë: “mos ndodhtë diçka tjetër që kjo të harrohet”. Edhe viti 2014, shpresoj të kujtohet si viti i mbrapshtë, që i solli dy të këqija Kosovës: letargjinë politike gjashtëmuajshe dhe eksodin masiv drejt Bashkimit Evropian.

Derisa kapsllëku politik shpërfytyroi liderët politikë, duke ua nxjerrë “vrerin” e subjektivizmit për pushtet, ikja e mijëra kosovarëve drejt BE-së, ishte pamja më e errët e 2014-s. Vetëm në gjysmën e dytë të këtij viti, mijëra qytetarë nga rajoni i Gjilanit, Ferizajt, Kamenicës, Vitisë… e morën botën në sy, duke shpresuar për një jetë më të mirë. Shumë prej tyre i morën edhe fëmijët me vete, i nxorën nga shkolla, ndërsa qyteza Paliç e Suboticës, u bë sinonim i Bllacës së vitit 1999.

Kjo është një plagë “e gjallë”, që po kullon për çdo ditë.

Migrimi ilegal nuk duhet parë vetëm si eksod, por duhet studiuar në ADN-në e saj, se cilat janë motivet që po i shtyjnë këta njerëz të ikin nga shtëpitë e veta.

Është një “dreq i madh”, siç thoshte dikur RR.M., që ka hyrë në këtë mes.

Nëse arsyet për migrim ilegal janë për shkak të klasës politike, mungesës së zhvillimit ekonomik, frikës nga përkeqësimi i çështjes sociale, atëherë kjo e bën dyfish më shqetësuese këtë gjendje. Kjo për faktin se njerëzit po ikin nga pushteti dhe shteti i vet.

E një tjetër fenomen i vitit 2014, janë përpjekjet e qeveritarëve të rinj, për të themeluar një task-forcë për parandalimin e migrimit ilegal.

Ky mekanizëm në strukturë nënkupton shtimin e masave të sigurisë kundër ikjes së qytetarëve, madje duke aplikuar edhe ndëshkimin me gjoba për ata që shkojnë e kthehen.

Si ide të kthen 30 vjet pas, në Shqipërinë e Enver Hoxhës e cila e forconte kufirin për t’i parandaluar qytetarët të ikin nga izolimi. Ata që u zunë në flagrancë përfunduan në burgjet e rënda të Spaçit e Burrelit, ndërsa shumë u vranë në ikje e sipër.

Task-forca edhe nëse nuk u bë, shpresoj të mos bëhet. Jo që ka njerëz që përjetojnë “katarsis” me tragjedinë kosovare, por populli nuk mbahet lidhur me forcë e task-forcë.

Ajo që i mbetet obligim parësor Qeverisë së re dhe ministrave të rinj për vitin 2015, është zhvillimi ekonomik, krijimi i atyre qindra-mijëra vendeve të punës që i kanë përmendur si “kasetë e prishur” gjatë fushatës zgjedhore; intensifikimi i luftës kundër korrupsionit; forcimi i rendit dhe ligjit; etj. E kur të bëhen këto, krijohet infrastruktura për investime të huaja, të cilat në korrelacion do të gjeneronin vende të reja pune dhe do ta zbusnin varfërinë.

Qeverisë së re i duhet një task-forcë (jo si e presidentes) kundër njerëzve të fortë që rrinë mbi ligjin. Kur të ndjehen të gjithë të barabartë, dhe kur në këtë shoqëri dominon konkurrenca e vlerës dhe jo meritokracia, atëherë edhe pesimisti më i madh kthehet në optimist.

Për fund e lusim Zotin që viti 2014, të mos përsëritet më. Shpresojmë, Viti i Ri me nafakë të re. Urime Kosovë.

Më Shumë

Jose Mourinho kërkohet nga skuadra e Arabisë Saudite Al-Qadsiah

Jose Mourinho është shfaqur si objektiv i skuadrës saudite të Al-Qadsiah. Ish-trajneri i Chelsea dhe Manchester United është gati të rikthehet në menaxhim pasi u...

“Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë”, Totaj thotë se rritën buxhetin e investimeve për projektet e qytetarëve

Komuna e Prizrenit për të dytin vit me radhë ka nisur një praktikë të re të përzgjedhjes së projekteve nga qytetarët. Kryetari i Komunës së...

Lajmet e Fundit