19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Nënshkruhet marrëveshja për vlerësimin e shkallës së invaliditetit të veteranëve të UÇK-së

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ai i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, si dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK), Basri Sejdiu, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për të vlerësuar përcaktimin e shkallës së invaliditetit për invalidët e luftës së UÇK-së dhe invalidëve civilë të luftës.

Kjo marrëveshje ka për qëllim final që kjo kategori ta përfitojë pensionin invalidor sipas legjislacionit në fuqi, bëhet me dije në njoftimin për media të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, ministri Ismaili, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje tregon edhe një herë se Qeveria e Republikës së Kosovës do t’u dalë zot të gjitha kërkesave dhe problemeve institucionale, për të cilat ata nuk kanë gjetur zgjidhje deri më tani.

“Kjo marrëveshje bashkëpunimi është e rëndësisë të veçantë në dy dimensione. Në dimensionin e parë se ka përmbushur hallkën e fundit të përcaktimit të shkallës së invaliditetit të ushtarëve të UÇK-së. Dhe, në dimensionin tjetër, është se përdor mjekët më profesionistë të SHSKUK-së, për të përcaktuar këtë shkallë”, ka thënë Ismaili.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se kjo marrëveshje është hapi i fundit para se Komisioni mjekësor për caktimin e shkallës së invadilitetit të veteranëve të UÇK-së të fillojë punën.

Kurse, ky komision, sipas drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se do të formohet nga mjekët më profesionistë që ka vendi.

Me këtë marrëveshje parashikohet bashkërenditja e veprimeve të të dy ministrive, lidhur me themelimin e komisioneve konziliare në QKUK dhe në shtatë spitalet e përgjithshme në kuadër të SHSKUK-së.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të reze

Më Shumë

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

Lajmet e Fundit