5.4 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Can, ende s’ka vendosur për të ardhmen

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, transmeton zeri.info

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me gjigandin anglez deri në qershor të këtij viti dhe njëri prej klubeve më të interesuara për lojtarin është Juventusi.

Klubi torinez është në negociata për të siguruar shërbimet e mesfushorit, por raportohet se i ka thënë italianëve se ende duhet të mendohet për të ardhmen e tij, pavarësisht se ka konfirmuar largimin nga “Anfield Road” në verë.

“Tuttosport” raporton se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tashmë i ka kërkuar krerëve të klubit që të transferojnë një mesfushor për të zëvendësuar reprezentuesin gjerman.

Për Canin interesim janë duke shprehur edhe klube si Bayern Munichu dhe Manchester City

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Spitali i Prizrenit forcon bashkëpunimin me strukturat komunale

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, pritën përfaqësues të strukturave komunale...

Lajmet e Fundit