12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Gabriel Jesus dikur lyente rrugët e lagjes, sot një yll futbolli (Foto)

Sulmuesi i Manchester City dhe Brazilit, Gabriel Jesus, ka shpjeguar edhe përmes disa fotografive të postuara në rrjetin e tij social, se si kur ishte vetëm 17 vjeçar, ishte angazhuar të lyente rrugët e lagjes së tij për Kampionatin Botëror që do të mbahej atë kohë në Brazil në vitin 2014.

Ndërsa sot, 20 vjeçari është njëri nga super talentet e futbollit dhe po ka paraqitje fantastike me Manchester Cityn, derisa është pjesë edhe e skuadrës së “Seleçaos”.

Ai u shpreh se, kur ka ditë të lira, udhëton menjëherë për të vizituar lagjen e tij të vjetër, pasi thotë se aty ndjehet si në shtëpi dhe po të mundte do ta krijonte lagjen e tij “Peri Garden” edhe në Manchester që ta kishte më afër.

“Jam shumë i lidhur me lagjen time dhe shumë shpesh, kur kam ditë të lira, vizitoj shtëpinë time atje sepse ndjehem shumë komod aty”, tha Jesus. /Insporti.com

Më Shumë

Junior 06 siguron finalen e Play-Off-it U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka siguruar kualifikimin në finale të “Play-Off”-it, pasi ka mposhtur Penzën edhe në ndeshjen e...

Vazhdon aksioni i pastrimit në katër fshatra të Malishevës

Në kuadër të aksionit njëmujor “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar pastrimi i ambientit në fshatrat Llazicë, Balincë, Lubizhdë dhe Turjakë. Në këtë aktivitet...

Lajmet e Fundit