10.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

22 të vrarë në betejën e Kumanovës

Bilanci i luftimeve të përgjakshme, që filluan të shtunën në orët e hershme të mëngjesit në lagjen “Kodra e Trimave” në Kumanovë, përfundoi tragjikisht për të dyja palët. Epilogu i kësaj përleshjeje, siç raportojnë institucionet në Shkup, është 22 të vrarë, prej tyre 8 pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur, i përbërë nga shqiptarët. Derisa nuk jepen detaje për civilë të vrarë në këtë lagje të Kumanovës, Ministra e Punëve të Brendshme në Maqedoni raporton edhe për 37 policë të plagosur dhe për disa kryengritës të arrestuar.

Ndërsa, krismat e automatikëve dhe shpërthime të fuqishme janë regjistruar edhe në mëngjesin e së dielës në rajonin e Kumanovës, derisa banorët e zonave ku janë zhvilluar luftimet janë evakuuar. Situata në qytetin, që gjendet vetëm 20 kilometra larg kryeqytetit Shkup, në 48 orët e fundit ka vazhduar të jetë tejet e tensionuar. Qeveria maqedonase, ndërkaq, e ka shpallur të përfunduar aksionin dyditor të armatosur që është zhvilluar në Kumanovë dhe se njoftimet zyrtare flasin se është neutralizuar grupi i armatosur, i cili është cilësuar si më i rrezikshmi në Ballkan.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka thënë se qëllimi i këtij sulmi ishte destabilizimi i Maqedonisë./zeri/

Më Shumë

Një i ri qëllon me armë zjarri nga automjeti në Gjonaj – arrestohet nga policia, arma sekuestrohet

Dje, rreth orës 12:15, Policia e Kosovës ka pranuar informata se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në afërsi të shkollës, janë dëgjuar të shtëna...

Bashkimi ndan rrugët me T.J. Bickerstaff

Me marrëveshje të dyanshme, KB Bashkimi ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin T.J. Bickerstaff. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar,...

Lajmet e Fundit