Së paku 17 të vrarë nga sulmet me bomba në Irak

Policia dhe zyrtarët e spitalit thonë se së paku 17 persona janë vrarë në sulme të ndryshme në tërë Irakun më 10 maj.

Sulmi më i madh është bërë në qytezën e Tamijah, ku një veturë bombë e ka goditu një pikë kontrollë, duke vrarë së paku 5 persona dhe lënduar 10 të tjerë.

Ndërkohë kanë vazhduar luftimet në mes të forcave të sigurisë dhe militantëve të Shtetit Islamik në krahinën perëndimore të Anbarit ku forcat irakiane kanë lansuar një ofenzivë të madhe nga muaji i kaluarme qëllim që të merret kjo zonë nga kontrolli i grupit esktremist sunit.

Burime të spitalit në Falluxhan që kontrollohet nga Shteti Islamik thonë se tre banorë vendës janë vrarë dhe 11 të tjerë janë lënduar nga të shtënat pa kontroll dhe granatimi, transmeton Rel.

Zyrtarët thonë se së paku 45 luftetarë të Shtetit Islamik janë vrarë në operacionin ushtarak në Garma, afër kryeqytetit rajonal të Ramadit.

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit