22 vjet nga Masakra në Pastasellë të Rahovecit, Haradinaj: Dora barbare nuk i kurseu as të miturit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot masakrën në Pastasellën e Rahovecit, ndërsa theksoi se dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se do të jenë përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojnë.

Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan njëzetedy vite më parë në Pastasel. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë.

Barbarët shkuan me turp e ne qëndrojmë në Atdheun tonë! Me dhembje e krenari! Në liri! Duke kërkuar ata që ende nuk janë riatdhesuar. Duke kërkuar drejtësinë për ta!

Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

 

 

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit