7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

229 pacientë në trajtim nga COVID-19, prej tyre 20 janë në mjekim intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 229 pacientë nga COVID-19.

Sipas njoftimit thuhet se 156 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 20 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 78 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pediatrisë,10 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë,13 pacientë

Spitali i Prizrenit, 19 pacientë

Spitali i Gjilanit, 21 pacientë

Spitali i Pejës, 19 pacientë

Spitali i Gjakovës, 28 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë. /Telegrafi/

Më Shumë

Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit. Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv ata janë dërguar...

Kastrati debat me gjimnazistët, Malisheva e para për mendim kritik

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në një debat me nxënës gjimnazistë nga Malisheva dhe komuna të tjera, në kuadër...

Lajmet e Fundit