10.8 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

23 vjetori i Epopesë së UÇK-së/ Homazhe e nderime në Prizren

Me rastin e shënimit të 23-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, drejtorët e drejtorive të Komunës së Prizrenit, Osman Hajdari, Edon Muçaj dhe Agron Limani, së bashku me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta, familjet e dëshmorëve dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ku nderuan dëshmorët dhe martirët e kombit.

Me këtë rast, në emër të Komunës së Prizrenit, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, deklaroi se sot janë këtu për të nderuar sakrificën e madhe të familjes Jashari dhe për t’i nderuar dëshmorët dhe martirët e kombit, që ishin bazament i lirisë së Kosovës.

Pas kësaj, aktivitetet e Komunës së Prizrenit për shënimin e 23-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, vazhduan me homazhet tek: Lapidari i Ismail Kryeziut, Lapidari i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Lapidari i Pal Palucës, Lapidari i Xhevat Berishës, Lapidari i Komandant Kumanovës – Ismet Jashari, Lapidari i Remzi Ademajt, Lapidari i Komandant Drinit – Ekrem Rexha.

Më Shumë

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit