7.6 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

24 orë homazhe për legjendën e futbollit Pele, mijëra njerëz i japin lamtumirën në stadiumin e Santosit

Bota e futbollit është bashkuar në Brazil për t’i bërë nderimet e tyre legjendës së futbollit Pele. Trupi i pajetë i Peles është zhvendosur nga spitali ku ai vdiq në stadiumin e Santosit ku do të qëndrojë për 24 orë.

Me mijëra qytetarë, tifozë, futbollistë dhe drejtues të klubeve sportive dhe jo vetëm do të kryejnë homazhet e fundit në nder të golashënuesit më të mirë të Brazilit.

Pele, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në 1958, 1962 dhe 1970, vdiq në moshën 82-vjeçare më 29 dhjetor. Brazili shpalli tre ditë zie kombëtare pas vdekjes së Pele.

Gjatë transportit të trupit për në stadium kanë qenë të shumtë tifozët e zjarrtë të tij që e kanë përshëndetur parakalimin e kortezhit me fishekzjarrë.

24 orë homazhe për legjendën e futbollit Pele, mijëra njerëz i japin lamtumirën në stadiumin e Santosit

Më Shumë

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia

Shtetasi i Kosovës, Avni Qenaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte arrestuar më 26 nëntor 2025 nga autoritetet serbe në pikë-kalimin...

Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka intensifikuar kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në kuadër të Planit Operativ Road Pol 2026, me qëllim të rritjes...

Lajmet e Fundit