24 vjeçari i veshur si Joker plagos 17 persona në trenin e Tokios

Një 24 vjeçar i veshur si personazhi “Joker” nga “Batman” sulmoi pasagjerët e një treni në Tokio të dielën në mbrëmje.

Rreth 17 persona u lënduan teksa po shkonin për të festuar Halloween-in në qytet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Dëshmitarët thonë se i dyshuari ka spërkatur një lëng të pastër rreth karrocës dhe e ka djegur.

“Mendova se ishte një traditë për Halloween”, tha një dëshmitar për gazetën Yomiuri për sulmin. |Pastaj, pashë një burrë që ecte në këtë rrugë, duke tundur ngadalë një thikë të gjatë”.

Sulmi ndodhi rreth orës 20:00 me orën lokale pranë stacionit Kokuryo, në periferinë perëndimore të qytetit. Dëshmitarët okularë thanë se i dyshuari kishte veshur një kostum ngjyrë vjollce dhe jeshile të ndezur.

Mediat raportojnë se burri është arrestuar nga policia.

Sipas gazetës Kyodo, ai i tha policisë se e adhuronte personazhin Joker në komiket e Batman. Raportet e mediave lokale thonë se i dyshuari u tha autoriteteve se donte të vriste njerëz në mënyrë që të dënohej me vdekje.

Agjencia e lajmeve AP, duke cituar Departamentin e Zjarrfikësve të Tokios, tha se tre nga të lënduarit kishin plagë të rënda. Mediat lokale raportojnë se një i moshuar ishte pa ndjenja pasi u godit me thikë.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit