24 vjet nga vrasja e akademikut Fehmi Agani

Sot shënohet 24-vjetori i vrasjes së Fehmi Aganit, një prej figurave më të rëndësishme politike dhe intelektuale në historinë e Kosovës.

Agani ishte akademik e intelektual i shquar dhe një politikan tejet i aftë. Ai ishte nënkryetar i LDK-së për shumë vjet, teksa me qëndrimet e tij argumentoi të drejtën e Kosovës për liri e pavarësi para faktorit ndërkombëtar.

Agani u vra në 6 maj të vitit 1999 nga forcat pushtuese serbe, gjatë kohës së luftës në Kosovë. Agani, së bashku me familjen e tij, kishte tentuar të largohej nga Kosova me tren, në periudhën e dëbimeve të popullit shqiptar nga forcat serbe. Në kufirin me Maqedoninë, treni ishte kthyer mbrapsht dhe diku afër Fushë-Kosovës, policia serbe ka ndaluar trenin dhe ka urdhëruar të zbrisnin të gjithë, me ç’rast Agani është vrarë. Të nesërmen, kufoma e tij është gjetur buzë një rruge afër Lipjanit. Për nder të tij, është ngritur një shtatore në oborrin e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

Më Shumë

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të...

Lajmet e Fundit