3.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

27 vjeçarja që mbyti foshnjën në Prizren, një vit më parë e kishte vrarë edhe një tjetër fëmijë të saj

Rrëfimi nga PrizreniMarigona Bytyqi dyshohet se ka mbytur foshnjën e saj me rroba, në tavanin e shtëpisë.

Familjarët e paraqesin në polici.

Para gjashtë ditësh në një shtëpi në qendër të Prizrenit, një grua solli në jetë një foshnje të gjinisë mashkullore. Procesin e lindjes gruaja  Marigona Bytyqi e bëri e vetme në një dhomë. E shenjat ende nuk janë larguar nga vendi ku e solli në jetë djalin e saj.

Megjithatë ai nuk jetoi gjatë.

Nga dhoma ku lindi 27 vjeçarja e dërgoi foshnjën e saj në tavanin e shtëpisë, ku edhe dyshohet se e privoi nga jeta.

Këtë akt, sipas familjarëve të saj dyshohet se ajo e kreu duke përdorur një mbështjellës të rrobave.

Familjarët e Marigonës, kishin vërejtur se në shtëpinë e tyre ishte kryer lindja por që foshnjën nuk e shihnin askund.

Ata menjëherë dyshuan se ajo po e fshehte diku të porsalindurin.

Një veprim të tillë, 27-vjecarja e kishte bërë edhe më herët.

Sipas njerkës së saj, Marigona edhe vitin e kaluar e ka privuar nga jeta fshehurazi një fëmijë që e kishte lindur.Sipas familjes së saj, 27 vjecarja nuk është e martuar.

T7 mësoi se Marigona Bytyqi kishte të dashur dhe e ka vizituar shtëpinë e këtij të fundit.

Mirëpo, prapa kamerës, familjarët e të dashurit thanë se fëmija nuk ishte i djalit të tyre .

Këto veprime mizore e dyshuara i kishte bërë me vetëdije të plotë.

Mjeku kujdestar, i cili e kishte kontrolluar atë thotë se 27 vjeçarja nuk kishte probleme.

Ndërkohë,  prokuroria në Prizren bën me dije se gruaja nga Prizreni me urdhër të prokurorit është në paraburgim për dyzet e tetë orë.

E dyshuara , ani pse jetonte në një shtëpi me anëtarët e tjerë të familjes, nuk u ka treguar atyre nëse ka pasur probleme që do të mund ta shtynin ta kryej aktin makabër.

Më Shumë

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Ilaz Osmanaj, 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura në Prizren

Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident me fatalitet ngjau në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.   Si pasojë, i vdekur mbeti një këmbësor, 34-vjeçari Ilaz Osmanaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Familjarët...

Lajmet e Fundit