Derisa ishte në fermë – ariu ia mbytë 12 dele në Prizren (FOTO)

Mbrëmë rreth orës 18:00, një ari i ka mbytur 12 dele në një fermë e cila ndodhet në afërsi të ish-fabrikës “Farmakos” në Prizren.

Klan Kosova ka mësuar se ariu ka tentuar ta sulmojë edhe Hysen Rrapin i cili është pronar i fermës, mirëpo ky i fundit është shpëtuar nga qentë e shtëpisë.

Rrapi thotë se shtëpitë e banimit janë vetëm 30 metra larg fermës së tij dhe se kjo është hera e katërt që bagëtia sulmohet nga arinjtë në atë rrethinë.

“Mbrëmë rreth orës 18:00, një ari me peshë prej 800-900 kilogramësh ka hyrë në fermën time që ndodhet në afërsi ish-fabrikës ‘Farmakos’ në Prizren dhe i ka mbytur 12 dele”.

“Deri sa ariu i sulmonte delet unë isha në vendin e ngjarjes. Ariu ka tentuar të më sulmoi edhe mua mirëpo unë shpëtova falë qenve. Njëri qen ka mbetur i lënduar nga ariu”.

“Brenda dy muajve, ky është i katërti rast që ariu e sulmon bagëtinë. Policinë ende nuk e kam njoftuar pasi që e kamë parë të rrugës që së pari ta raportoi rastin në media. Delet e mbytura ende nuk i kam larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Shtëpitë e banimit ndodhet vetëm 30 metra larg fermës ku ka hyrë ariu”.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Lajmet e Fundit