6 C
Prizren
E mërkurë, 3 Mars, 2021

3 kushtet e reja për tu bërë pjesë e Policisë, kush ka tatuazh nuk do pranohet kurrë

Kush ka tatuazh në pjesët e dukshme të trupit nuk do të pranohet kurrë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kështu parashikojnë ndryshimet në rregulloren për policinë, të cilat kanë kanë shtuar tre kushte të tjera skualfikuese për aplikantët për t’u bërë pjesë të policisë. Kushtet e reja përjashtuese janë evidentimi i tatuazheve, moskalimi i kontrollit mjekësor dhe mungesa e besueshmërisë.

Gjithashtu, aplikuesi përjashtohet kur nuk kalon testin fizik, me shkrim dhe psikologjik, deklaron të dhëna të rreme, rezulton i dënuar, është përdorues droge dhe nëse ka varësi nga alkooli. Rregulloja e ndryshuar parashikon gjithashtu për herë të parë që vetëm personat që kanë mbushur moshën 19 vjeç dhe janë nën 30 vjeç kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në kurset e Akademisë së Sigurisë për t’u rekrutuar në Policinë e Shtetit.

Ka ndryshuar edhe neni për dokumentet e aplikimit për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Dokumente që kërkohen janë: formulari i aplikimit dhe autorizimi për sigurimin e dokumentacionit; fotokopje e kartës së identitetit; dokument që vërteton përfundimin e arsimit; fotokopje e dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”; certifikatë e gjendjes gjyqësore; certifikatë familjare; vërtetim nga gjykata; vërtetim nga prokuroria; raport mjekoligjor; fotokopje të librezës së punës (nëse i disponon) dhe dokument që vërteton se nuk është përdorues droge.

Për herë të parë është vendosur që këto dokumente do të sigurohen nga policia përmes komunikimit zyrtar me strukturat përgjegjëse për lëshimin e tyre, për të evituar çdo mundësi manipulimi.

Ndërkaq, për aplikantët që hyjnë në kategorinë e fëmijëve të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën për shkak të detyrës, do të përcaktohen procedura lehtësuese për pranimin e tyre në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkaq, punonjëset e policisë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë deri në moshën 1 vjeç nuk mund të urdhërohen të kryejnë shërbim natën. Punonjëset e policisë, në muajt e dukshëm të shtatzënisë, nuk do të mbajnë uniformë policore. Rregulloja e re ndalon sharjet gjatë dhe jashtë detyrës nga punonjësit policisë, si ndaj kolegëve apo ashtu edhe ndaj qytetarëve.

 

 

 

Më Shumë

Familja që jeton në kushte të mjerueshme në stacionin e trenit në Prizren

Familja Kryeziu që ka katër anëtarë, jeton në kushte të mjerueshme në stacionin e trenit në Prizren. Ky stacion që ka kushte të nivelit të...

143 vjet nga traktati që la shqiptarët nën sundimin e Perandorisë Osmane

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë, u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë ruse dhe asaj Osmane. Traktati i...

Sylë Hoxha flet për kallëzimin penal që iu ngrit për rastin Dehari: Është më shumë politik dhe i paargumentuar

Ish-prokurori Special, Sylë Hoxha, ka deklaruar se kallëzimi penal që është ngritur ndaj tij nga familja Dehari, për rastin e djalit të tyre të...

Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit, Ian St John

Legjenda e Liverpoolit, Ian St John ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Sulmuesi skocez kishte fituar dy tituj të ligës së parë nën urdhrat e...

Prizren: Vidhet një shumë e konsiderueshme e parave në KEDS

Dy persona të armatosur me armë të shkurtra dhe me maskë kanë hyrë në zyret e KEDS-it në Prizren dhe kanë grabitur një shumë...

A mund të kthehet Vjosa Osmani në LDK? Flet zyrtari i këtij subjekti

LDK-ja doli si parti e tretë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Por çfarë do të ndodhë tani me këtë parti, teksa Isa Mustafa dha dorëheqjen,...

Vdes Murat Jashari, i dënuari për plagosjen e Azem Vllasit

Ka vdekur Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Telegrafin avokatja Fehmije Gashi...

Sot derbi në Suharekë, Ylli përballet me Rahovecin

Sot në program do të jenë edhe dy përballje tjera në Superligën e Kosovës në basketboll. Me fillim nga ora 17:00 Ylli dhe Rahoveci përballen...

Juventus, kurrë më keq në dekadën e fundit

Pas 24 javësh kampionat në Serie A, Juventus është 10 pikë larg nga kryesuesit e Interit, por sigurisht ka edhe një ndeshje për të...

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

Këtë vit mbushen 22 vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës ku rreth një milion ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës 1998-1999. Forcat...

44-vjeçari vret aksidentalisht të fejuarën para fëmijëve të saj

Një burrë ka qëlluar për vdekje aksidentalisht të fejuarën e tij, disa ditë para martesës së tyre, dhe tashmë po hetohet për vrasje. I dyshuari...

Aksident në Rahovec, lëndohen tre persona

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku. Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30 në...

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore brenda një muaj shpërndau rreth 110 kredi me vlerë prej 4.4 milionë euro

Drejtori ekzekutiv i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), Besnik Berisha, tha se nëpërmjet garantimit të portofolit kreditor të bankave partnere kanë arritur të...

Konkurrenca e përmirëson biznesin tuaj

Ndërmarrësit e suksesshëm arrijnë sukses nën presion të konkurrencës. Në vend se ta shohin konkurrencën si pengesë, ata e shohin si një mundësi. Dharmesh Shah,...

Merr flakë një veturë në autostradën Prishtinë-Prizren

Një automjet është përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Prizren, raporton Express Në një video të dërguar nga lexuesit e Gazetës, shihet automjeti ka marrë flakë...

Inspektorati në Prizren rrëzon dy objekte

Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se sot ka bërë rrënimin e dy objekte, për shkak...

Lajmet e Fundit