9.1 C
Prizren
E martë, 27 Janar, 2026

31-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës, konsumon domestos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Lubiçevë të Prizrenit, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 31-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi dyshohej se kishte konsumuar preparate higjienike (domestos).

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e sa shëndetësore është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet, ajo është hospitalizuar që të jetë nën përkujdesjen e mëtutjeshme të mjekëve.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me bashkëshortin e viktimës, pasi që vetë ajo nuk ka qenë në gjendje të deklarohet.

Nuk dihet ende motivi që mund të ketë shtyrë viktimën të bëjë këtë veprim, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’. /GazetaSinjali/

Më Shumë

Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshime për presion dhe ryshfet në Prizren

"Betimi për Drejtësi” mëson nga burime se në kuadër të aksionit të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për...

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e nënës në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit...

Lajmet e Fundit