Quni: Pavarësisht largimit të Vjosa Osmanit, elektorati i LDK’së është stabil

Kandidati për deputet nga LDK, Anton Quni, është shprehur se presin që në zgjedhjet e reja ky subjekt politik të jetë me vota aty ku ka qenë vitin e kaluar.

Largimi i Vjosa Osmanit dhe Haxhi Avdylit, sipas Qunit nuk ka ndikuar që të lëvizë elektorati i partisë.

“Do të ishte më mirë sikur të ishin edhe Osmani edhe Avdyli. Jemi para një akti kur këto gjëra janë definuar. Ata janë në listën e VV-së tash. Nuk lëviz votuesi i LDK-së aq lehtë nga një formacion politik për shkak të ndonjë ndjeshmërie emocionale në një individ”, është shprehur Quni.

“LDK ka elektorat stabil dhe jam më se i bindur se do të qëndrojnë besnikë. Unë miqtë e mi dhe Mustafa kemi kërkuar gjuhë të përbashkët. Nuk e shoh aq tragjike [që s’janë]. Secili është i lirë ta shpreh qëndrimin dhe ta gjejë veten aty ku mund të japë kontribut”, tha Quni

 

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit