Juventusi dëshiron transferimin e Laportes

Juventusi ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt, Aymeric Laporte.

Sipas gazetës Tuttosport, Juve është i interesuar për reprezentuesin spanjoll, duke e ditur se ai është i pakënaqur me kampionët e Ligës Premier.

Juventusi po shikon Laporten si opsion ideal pasi humbi shërbimet e Merih Demiral, i cili kompletoi kalimin te Atalanta javën e kaluar.

Bardhezinjtë do të kërkojnë një marrëveshje huazimi për Laporte, megjithëse e dinë se ata përballen me konkurrencën nga Barcelona.

Nga ana e tij, Laporte është i etur të largohet nga City në kërkim të futbollit të rregullt të ekipit të parë.

Dëshirën e Laportes për largim nga Etihad e ka konfirmuar edhe trajneri Pep Guardiola.

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit