Stuhi e fuqishme në Francë, rreth 250 mijë shtëpi pa rrymë

Një stuhi e fuqishme i ka përfshirë kryesisht pjesët veriore dhe lindore të Francës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Përpos rreth 250 000 shtëpive që kanë mbetur pa energji elektrike, stuhia “Aurore” e preku edhe trafikun e trenave. Moti filloi të përkeqësohej të mërkurën pasdite.

Ministri francez i Transportit, Jean-Baptiste Djebbari, nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter” ka thënë se rajoni përreth Parisit, Normandia, Franca veriore dhe rajonet lindore në Lorraine janë prekur më së shumti.

Në rajonin perëndimor, Brittany, një numër i shtëpive janë shkatërruar nga vërshimet, shkruan “France24”.

Stuhia që ka lëvizur drejt lindjes gjatë natës bëri që autoritetet në shumë pjesë të vendit të mërkurën t’i aktivizonin alarmet ngjyrë portokalli, që janë niveli i dytë më i lartë i alarmit.

Raportohet se rreth 3 000 punëtorë janë dërguar në zonat e prekura për ta rikthyer furnizimin me rrymë.

Alarmi i portokalltë është hequr në shumicën e rajoneve, por rreth 15 distrikte në lindje të Francës ende ishin nën alarm të verdhë të enjten.

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit